Kuriozitete
Një 80 vjeçar mbytet në liqenin e Ohrit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ohër sot ku është gjetur i vdekur një 80 vjeçar i cili ka qenë pacient i klinikës për kardiologji në këtë qytet. Bëhet fjalë për pacient të kësaj qendre…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ohër sot ku është gjetur i vdekur një 80 vjeçar i cili ka qenë pacient i klinikës për kardiologji në këtë qytet.
Bëhet fjalë për pacient të kësaj qendre shërimi dhe mësohet se ka dalë për rehabilitim në bregun e liqenit të Ohrit, më saktësisht tek plazhi ”Fiesta” në ”Shën Naum”.
Nga SPB Ohër nuk kanë më shumë informacione për mënyrën se si ka ardhur deri tek rasti tragjik por për momentin janë duke mbledhur informacione nga dëshmitarët që kanë qenë në plazh, njofton telegrafi.
Përndryshe, kjo është viktima e dytë e kësaj sezone në këto ujëra. Më herët një i ri nga Gostivari humbi jetën pasi u mbyt tragjikisht. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 22:07
Tage: kësaj qenë pacient kanë ohër