Video
Njeriu magnet nga Bosnja: Shikoni se si në trupin e këtij djaloshi ngjiten luga, piruni gjësende tjera nga metali (Foto/Video)
Një djalosh pesëvjeçar nga Bosnja me “superfuqi” magnetike është bërë sensacion në internet.
Erman Delic nga fshati Maleshviqi afër Graqanicës në Bosnjë dhe Hercegovinë, është përshkruar nga mjekët si një djalosh me shëndet të mirë edhe përkundër faktit “që është një njeri magnet”, transmeton Telegrafi.
Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur djaloshit i kapen nëpër trup gjësende të ndryshme nga metali.
Këtë video e kishin filmuar familjarët e tij të cilën më pas e postuan në internet, ku prej atëherë po bën xhiro nëpër botë dhe është shikuar mijëra herë.
Në fund të videos, shihet se si 3 lugë, 13 monedha dhe një pirun i ngjitet për gjoksi, derisa në shpinë ka shumë tjera.
Erman e kishte zbuluar këtë “dhuratë” derisa po e shikonte televizorin. Ai menjëherë ishte dërguar tek mjeku nga prindërit, për t’u siguruar se gjithçka është në rregull me të.
“Njerëzit mendojnë se jam i çmendur. Kur nervozohem fuqia ime magnetike bëhet edhe më e fortë”, thotë pesëvjeçari. /Telegrafi/