Video
Noka: Qeveria ka patentën e drogës, perandoria do të rrëzohet dhe Gjushi është ushtar
Noka: Qeveria ka patentën e drogës, perandoria do të rrëzohet dhe Gjushi është ushtarA. Shehaj
Lajme
Demokrati Flamur Noka sot u shpreh i sigurt se kjo qeveri i ka ditët të numëruara dhe se do të rrëzohet shumë shpejt me vota nga populli.
Sipas Nokës, qeveria ka patenta për të drejtuar skafet e drogës, ndërsa për kryebashkiakin e Durrësit, Vangjush Dakon, për të cilin thuhet se SHBA i ka anuluar vizën, demokrati u shpreh se është thjesht një ushtar i Ramës.
Flamur Noka, ndër të tjera tha:
Kjo qeveri kishte patentë për të drejtuar skafin e drogës. Gjushi s'është as më shumë e as më pak sesa një ushtar i vogël i Ramës. Perandoria do të rrëzohet në mënyrën më demokratike të mundshme, me protesta dhe revolucion popullor. Kjo qeveri mori vota dhe nuk qeveris për popullin, por po drejton krimin. Një gjë ju them me siguri: kjo qeveri i ka ditët të numëruara".
JOQ.al