Connect with us

Nuk fituan për ditëlindjen e djalit, Safet Gjici u heq lojtarëve nga duart 10 mln lekë

Video

Nuk fituan për ditëlindjen e djalit, Safet Gjici u heq lojtarëve nga duart 10 mln lekë

Nuk fituan për ditëlindjen e djalit, Safet Gjici u heq lojtarëve nga duart 10 mln lekëK. Demiraj

Sport

UntitledKukësi barazoi këtë javë në kampionat ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-2. Edhe pse luante në shtëpi, Kukësi nuk arriti dot të marrë 3 pikët.

Ky barazim ka sjellë edhe tërbimin e presidentit Safet Gjici i cili nuk e ka kapërdirë aspak lehtë.

Para se të niste takimi mes Kukësit dhe Vllaznisë, Gjici zbriti në dhomat e zhveshjeve dhe takoi ekipin.

Ai theksoi se e dëshironte shumë këtë fitore për ditëlindjen e djalit të tij. Madje fitorja do të shoqërohej me premio prej 10 milionë lekësh të vjetër.

Sipas "Panorama Sport", Presidenti u ka thënë lojtarëve:

“Djem, sot unë kam një gëzim familjar dhe po e ndaj me ju. Djali im Kevin, i cili është dhe një nga sponsorët e ekipit, ka ditëlindjen, ndaj do doja që ai ta festonte me një fitore sot. Në rast fitoreje, do të keni dhe një premio, ndaj futuni në fushë dhe merrni tri pikët, jo vetëm për këtë arsye, por dhe për të gjitha të tjerat, fitorja është detyrim për ne”, mësohet të kenë qenë fjalët e presidentit para lojtarëve.

Pas përfundimit të takimit, Gjici është larguar me shpejtësi nga stadiumi, duke mos takuar asnjë prej stafit apo lojtarëve.

Ai u ka dhënë urdhër vartësve të tij se për këtë ndeshje do të bëhet një analizë e thellë dhe sidomos sektori i mbrojtjes duhet të mbajë përgjegjësi, pasi lojtarë të shumëpaguar nuk kanë dhënë atë çka duhet të jepnin në këtë sfidë.

Natyrisht ai ka marrë mbrapsht edhe premion prej 10 milionë lekësh që u kishte premtuar lojtarëve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top