Video
Nuk ka lënë vend në trup e fytyrë pa bërë ndërhyrje plastike, vajza krenohet me pamjen e re
Nuk ka lënë vend në trup e fytyrë pa bërë ndërhyrje plastike, vajza krenohet me pamjen e reG. Hasani
Lifestyle
Moda e ndërhyrjeve kirurgjikale plastike dhe estetike duket se po shtrihet gjithnjë e më shumë. Edhe rastet në vendin tonë kanë treguar se kohët e fundit është shtuar numri i grave dhe vajzave që bëjnë ndërhyrje estetike apo plastike.
Lidhur me këtë mediat e huaja tregojnë raste specifike ku ndryshimet ne trup e fytyrë të vajzave janë drastike. Kështu, një vajzë nga Straffordshire e Anglisë, Star Delguidice ka shpenzuar rreth 230 mijë euro, për të ndryshuar gjithçka në trupin e saj.
Pas 100 intervenimeve kirurgjike, 28-vjeçarja ndjehet krenare që ka përfituar një pamje të re, por ende nuk është e kënaqur.
Star Deguidice thotë:
Në fund të vitit, do të rrisë sërish të pasmet dhe shpresoj se do të më ndihmojnë në karrierën prej modeleje”.
Kur ishte 17 vjec, ajo bëri rritjen e parë të gjoksit, ndërsa deri tani, ka kryer edhe katër ndërhyrje të tjera në atë pjesë trupi.
JOQ.al