Connect with us

“Nuk mund të isha edhe bosi edhe hamalli”, Tahiri publikon dokumentin nga Prokuroria e Catanias

Video

“Nuk mund të isha edhe bosi edhe hamalli”, Tahiri publikon dokumentin nga Prokuroria e Catanias

"Nuk mund të isha edhe bosi edhe hamalli", Tahiri publikon dokumentin nga Prokuroria e CataniasS. Bardhi

Lajme

Prej të shtunës Saimir Tahiri nuk ka dalë në media dha ka zgjedhur ditën e sotme për të dalë në një deklaratë publike.

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandatimeve, Tahiri doli në konferencë me një letër të siguruar nga Prokurori e Catanias.

Ndër tjera Saimir Tahiri tha:

Ata që nuk kanë lënë familjarë pa pasuruar u them rrini pa asnjë merak se unë do e përballoj edhe këtë.

Edhe analistëve që sillen nëpër media dhe nuk kanë lënë parti pa u futur, por nuk mund të shfryni mbi mua mllefin e këtyre 25 viteve, prapë rrini pa merak.

Mua do më gjeni ke shtegu i të vërtetës dhe jo me fjalë por me prova.

Për mua ka rëndësi vetëm një gjë sot: E vërteta dhe vetëm e vërteta si e shenjtë e imja. S’dua të ma falë kush të vërtetën që t’i mbetem peng.

Unë sigurova këtë dokument nga prokuroria e Catanis që thotë:

"Shtetasi Saimir bashkim Tahiri nuk rezulton të ketë pasur procedim penal gjatë hetimeve tona 4-vjeçare."

Si ka mundësi që Prokuroria jonë brenda 48 orëve përmes disa letrave të publikuara në media kërkoi arrestimin tim. Kaq vështirë e kishte Prokuroria jonë të siguronte një shkresë që unë e mora brenda pak orëve.

Unë nuk mund të isha edhe bosi, edhe shefi i bandë e njëherësh edhe hamalli i tyre që mbaj thashë hashashi dhe jam shofer kamioni.

Luli dhe Monika janë e një rrace politike ku hyjnë në thashethemet dhe nuk lënë rast pa dalë në çdo media dhe duke hedhur llum nga goja, duke shthurur imagjinatën në fjalimet e tyre.

Banda e Habilajve është tërësisht amatore krahasuar me bandën që ka sajuar këtë histori, duke hedhur bomba lajmesh nga redaksitë e lajmeve tek populli, sot betohem para ligjit. I kuptoj qëllimet e gjithsecilit, por nuk do bëj asnjë ditë luftë politike me këtë çështje.

Nuk fshihem pas imunitetit apo pushtetit, kam kërkuar të bëj betejën time qofsha dhe i vetëm për të drejtën.

Kush mendon se qytetarët harrojnë e kanë gabim! Ata na gjykojnë më mirë se kushdo dhe deri atëherë kam betejën time me drejtësinë.

I kam kërkuar Krimeve të Rënda të zhvillojnë intensivisht hetime për mua.Unë jam i gatshëm të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder kërkujt. Kush nga deputetët, qoftë edhe të nga PS, mendojnë se duhet të arrestohem, të votojnë që unë të shkoj në burg.

Nuk është parë kurrë që të thonë "Hajde njëher në burg, pastaj po sigurojmë provat."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top