Video
“Nusja” e Jozefinës me vello, si i duket vetja kur kalon para ish-të dashurave të partnerit?!
“Nusja" e Jozefinës me vello, si i duket vetja kur kalon para ish-të dashurave të partnerit?!F. Gjoni
Thashetheme
Eva Murati nuk njihet vetëm si aktore apo moderatore, por etiketohet edhe si “nusja” e Jozefina Topallit, pasi prej më shumë se 6 vitesh është në një lidhje dashurie me të birin e saj.
Ajo shesh publikon foto me partnerin në rrjetet sociale, duke treguar se lidhja e tyre është e konsoliduar.
Por a kanë në plan ata të bëjnë një hap më shumë në lidhjen e tyre?!
Këtë nuk e dimë, por dimë që Eva e merr me sportivitet “fustanin e nusërisë” si dhe meme-t që i bëjnë duke e etiketuar si “nusen” e Genarit.
Në Instagram ajo ka shkëputur disa meme që i kanë bërë dhe në një prej tyre, ku ajo është e veshur me fustan nusërie, shkruhet:
Si të duket vetja kur kalon para isheve të të dashurit”.
A i duket vërtetë kështu vetja bukuroshes së ekranit?!
JOQ.al