Connect with us

“O marr atë, o vdes”, motra e Ahmet Zogut e dashuruar marrëzisht pas Enver Hoxhës. Ja pse dështoi fejesa e tyre

Video

“O marr atë, o vdes”, motra e Ahmet Zogut e dashuruar marrëzisht pas Enver Hoxhës. Ja pse dështoi fejesa e tyre

“O marr atë, o vdes”, motra e Ahmet Zogut e dashuruar marrëzisht pas Enver Hoxhës. Ja pse dështoi fejesa e tyreF. Tenolli

Lajme

enver-hoxha

Në librin “Sarah”, Alfred Peza ka sjellë dritëhije të historisë shqiptare.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fashiste në 7 prill 1939 dhe dy ditë më pas, siç që prerë dita, motra e Mbretit Zog, princesha Mexhide, do të ishte fejuar me Enver Hoxhën?! Me siguri që historia do të kishte rrjedhur ndryshe.

Pjesë nga libri, Ahmet Zogu- Sara Blloshmi:

-E kam takuar njëherë Enver Hoxhën.

-Çne?!- pyeti ajo më shumë se e habitur.

-Ia kishte marrë mendjen Mexhides së shkretë, me letra.

Me fjalë të bukura, premtime e foto. M’u duk një trill momental mes dy të rinjsh që do të kalonte shpejt, si edhe ca të tjerë.

Por ajo filloi grevën e urisë në shtëpi:

O e marr atë, ose do të vdes,- thoshte.

-Shiko, shiko?!

-Pashë, ç’pashë, edhe me këmbënguljen e Geraldinës, kishim vendosur që të dielën, më 9 prill 1939, të bënim fejesën. Gjërat shkuan si shkuan dhe ai, mësues në Liceun e Korçës atë kohë, i kishte dalë përpara autokolonës së familjes mbretërore në momentin kur po kalonin kufirin drejt Greqisë. Unë u nisa të nesërmen, ditën e pushtimit, dhe e takova vetëm pak çaste në Selanik, ku edhe u ribashkuam. Në mëngjes nuk e pashë më. Ndoshta historia e Shqipërisë do të kishte rrjedhur ndryshe tani, nëse fejesa do të ishte bërë një javë përpara ose pushtimi do të ishte shtyrë për vetëm 48 orë; ose nga ndonjë stuhi e papritur në det që do të kishte vonuar zbarkimin…

-Gjërat janë të shkruara në këtë botë dhe ne nuk jemi gjë tjetër, veç aktorë të një skenari të paracaktuar…

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top