Video
“Opozitës i ka mbirë krimbi në buzë, gjuhë e gojë”, Rama s’përmbahet para kamerave
"Opozitës i ka mbirë krimbi në buzë, gjuhë e gojë", Rama s'përmbahet para kameraveA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Nuk kanë munguar ofendimet e Edi Ramës ndaj opozitës së vendit pas shtyrjes së seancës parlamentare të ditës së sotme.
Rama ka thënë se opozita do të duhet të mësojë të zbatojë rregullat që i kanë vendosur bashkarisht dhe se parlamenti nuk do të jetë më një klub të dehurish.
Ai u shpreh:
Jemi në një pozitë të vështirë. Nuk po ia dalim dot. Parlamenti klub të dehurish, siç ishte për 4 vjet, ka vdekur më 25 qershor. Parlamenti funksionon në bazë të rregullave të shkruara dhe të miratuara bashkarisht. Kështu, do apo nuk do Partia Demokratike, bashkë me motrën LSI-në, parlamenti kështu do të funksionojë, edhe pse u mësuan në parlamentin mejhane, ku merrej fjala dhe flitej në hava".
Sipas tij, opozita duhet të kuptojë një orë e më parë që nuk ka për të shkelur rregulloren.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se ndjen edhe më shumë keqardhje kur e përdorin lirinë për t'u ankuar për mungesën e saj.
Duke thënë se opozitëa ka mungesë të përgjegjësisë, ai tha se "u ka mbirë krimbi në buzë e në gjuhë".
Rama deklaroi me një gjuhë të rëndë para mediave:
Është një mungesë totale e përgjegjësisë dhe e vullnetit për të përballuar këtë mandat në opozitë duke ndërtuar një alternativë. Ju ka mbirë krimi në buzë, gjuhë, gojë, bark e kokë se nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program. Nuk kanë marrë dot përgjegjësi qysh prej humbjes së 2013. Edhe mua m'u ndalua fjala sepse mbaroi koha".
JOQ.al