Connect with us

Paketa e re fiskale/ Këto janë taksat që u duhet qytetarëve të paguajnë në 2018-ën

Video

Paketa e re fiskale/ Këto janë taksat që u duhet qytetarëve të paguajnë në 2018-ën

Paketa e re fiskale/ Këto janë taksat që u duhet qytetarëve të paguajnë në 2018-ënF. Tenolli

Lajme

paketa-fiskale

Pas janarit të 2018-s, taksat për shtëpitë, makinat dhe cigaret do të rriten. Pragu i TVSH-së për biznesin do të ulet, nga 5 milionë lekë që është, në 2 milionë lekë. Gazeta boton se si do të ndryshojnë 6 taksat në 2018- n dhe efektet me të ardhurat që llogarit qeveria në buxhet. Taksa e ndërtesës së biznesit do të ulet. Nga 400 lekë/m² që paguhet sot, do të jetë sa 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës.

TAKSA E SHTËPIVE

Në 2018-n, taksa për shtëpitë do të rritet, pasi do të llogaritet sa 0,05 për qind e vlerës së shtëpisë sipas çmimeve fiskale. Aktualisht, taksa e shtëpisë është 15 lekë/m² për shtëpitë e ndërtuara pas vitit 1993 dhe 30 lekë/m² për shtëpitë pas kësaj periudhe. Sa do të rritet ngarkesa për qytetarët.

Referuar llogaritjeve të Financave, nëse një familje që banon në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë në Tiranë paguan 1,500 lekë, vitin e ardhshëm do të paguajë 2,957 lekë më shumë. Në total do të paguajë 4,457 lekë taksë për shtëpinë. Edhe qytetarët që kanë aplikuar për lejen e legalizimit do të paguajnë taksën e shtëpisë sa 0,05 për qind e vlerës llogaritur me çmimet fiskale. Taksa e re do të paguhet edhe nga biznesi në masën 0,15 për qind të vlerës së ndërtesës. Biznesi sot paguan taksën e ndërtesës 400/lekë për metër katror, ndërsa vitin e ardhshëm do të paguajë 7600 lekë më pak në vit apo 633 lekë më pak në muaj.

Kategoria e re që shtohet për të paguar taksën e pronës janë edhe ndërtuesit që shkelin afatet e lejes së ndërtimit. Nëse objekti nuk përfundohet në kohë, do të paguhet taksë 30 për qind e vlerës së ndërtimit të papërfunduar. Efekti në buxhet pritet të jetë 2,4 miliardë lekë më shumë të ardhura.

TAKSA E MAKINAVE

Taksa e luksit për makinat do të rritet. Pas 1 janarit kjo taksë do të paguhet edhe nga makinat me kapacitet 6+1 vende. Taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+1, me çmim deri në 5 milionë lekë dhe cilindrat 3 mijë cm³. Aktualisht kjo taksë paguhej për mjetet me kapacitet deri në 4+1. Nga rritja e taksës, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, do të preken 909 makina dhe efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë 19 milionë lekë.

Pas 1 janarit pronarët e këtyre makinave do të paguajnë taksën prej 70 mijë lekësh për regjistrimin e makinës dhe taksën e përvitshme në masën 21 mijë lekë.

TVSH-JA E BIZNESIT

Në skemën e TVSH-së do të përfshihet biznesi me xhiro 2 milionë lekë nga 5 milionë lekë që është sot. Ulja e pragut do të sjellë që biznesi i vogël të deklarojë faturën me TVSH të blerjeve që bën te biznesi i madh dhe të shitjeve te konsumatori. Jashtë skeme qeveria ka lënë shitësit ambulantë, ata të tezgave të fruta-perimeve, berberët, tregjet e bashkive që e kanë xhiron nën 2 milionë lekë. Ulja e pragut sipas shifrave zyrtare që ka dhënë Ministria e Financave përfshin në skemë 19 mijë biznese, ndërsa mbeten jashtë 63 mijë. Efektet e buxhetit parashikohen me rritje të ardhurash 1,5 miliardë lekë.

TURIZMI DHE AKCIZA

Në 2018-n, TVSH 6 për qind do të shtrihet në të gjitha shërbimet që ofrojnë strukturat akomoduese në turizëm, të hoteleve me 4 dhe 5 yje. Hotelet me 4 dhe 5 yje me status special do të përjashtohen edhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga tatimfitimi për 10 vjet në rast se përfitojnë këtë status deri në dhjetor të 2024. Akciza për cigaret do të rritet 7 lekë për paketë apo 100 lekë për 1000 copë. Aktualisht, akciza e cigareve për 1000 copë është 5,750 lekë. Pas 1 janarit të 2018-s, akciza për cigaret do të jetë 5,850 lekë për 1000 copë. Efektet në buxhet parashikohen 1,1 miliardë lekë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top