Video
Pamje të rënda/ Burri rreh keqazi fëmijën, arsyeja do ju lërë pa fjalë
Pamje të rënda/ Burri rreh keqazi fëmijën, arsyeja do ju lërë pa fjalëS. Bardhi
Vec-e-jona
Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku një zotëri, i cili nuk dihet se çfarë roli ka aty, ushtron dhunë fizike ndaj një fëmije.
Një qytetar që ka parë dhe filmuar ngjarjen, ka thënë për JOQ.al:
Turp në UBT, vetëm se mori një lule filloi ta gjuante fëmijën dhe njerëzit që ishin aty nuk bënin asgjë vetëm shikonin.”
Të këpusësh lulet nga bahçja e të tjerëve nuk është një veprim i duhur, megjithatë as të godasësh një fëmijë për këtë nuk është sjellja e duhur.
Fëmija ose bindet me fjalë duke ia shpjeguar gjënë ose nuk bindet fare, dhuna është autoriteti i forcës dhe jo i zgjuarsisë apo arsyes.
Shpresojmë që kushdo që sheh këtë video të ndërgjegjësohet sado pak kundër dhunës, sepse pamjet edhe pse janë kapur nga larg janë shumë të rënda.
JOQ.al