Video
Pandeli Majko alarmon serbët, cila ishte deklarata e tij “me spec”?
Pandeli Majko alarmon serbët, cila ishte deklarata e tij "me spec"?A. Shehaj
Lajme
Me sa duket, ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, e di shumë mirë se cilat janë pikat e dobëta të kundërshtarëve dhe di edhe më mirë se si t'i provokojë ata.
Ka mjaftuar një deklaratë e Majkos në samitin ekonomik të diasporës, në të cilin ka kërkuar hapjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe me njëherë janë ndezur mediat serbe.
Ndër të tjera, në atë samit Majko tha:
Më një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian".
Këtë deklaratë mediat serbe e kanë cilësuar si provokim të pastër. Gazeta serbe Blic, shkruan se Majko në këtë forum foli në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Duke iu referuar luftës së Kosovës, Majko tha se në atë kohë, kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen pasaporta as tani.
JOQ.al