Connect with us

Pandeli Majko nxjerr dokumentin: Shqiptarët ikin se s’ka punë dhe siguri

Video

Pandeli Majko nxjerr dokumentin: Shqiptarët ikin se s’ka punë dhe siguri

Pandeli Majko nxjerr dokumentin: Shqiptarët ikin se s’ka punë dhe siguriG. Hasani

Lajme

Ndonëse shumica në qeverinë Rama kanë pretenduar se kanë sjellë ndryshime rrënjësore si në ekonomi ashtu dhe në sigurinë publike një raport për Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Emigracionit për vitin 2018-2024 tregon të kundërtën. Madje, vetë qeveria “Rama 2” e ka hartuar këtë dokument dhe që do të zbatohet nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

Në këtë raport tregohen të gjitha faktorët pse shqiptarët po largohen nga vendi, një tregues ky negativ për qeverisjen. Por, duke patur parasysh që një ndër qëllimet kryesore të kësaj strategjie është krijimi i mundësisë së emigrantëve për të votuar në Shqipëri lindi nevoja për ta përpiluar.

Në draftin e prezantuar dje për herë të parë jepet një pasqyrë krejt tjetër, sikur të ishte shkruar nga opozita, shkruan Panorama.

Në raport thuhet se shqiptarët po largohen nga vendi pasi ka mungesë të mundësive për punësim dhe jetesë të vështirë:

Njerëzit migrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Termi ‘për një jetë më të mirë’ përfshin disa faktorë, të cilët i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Kjo është e reflektuar në mungesën e njëtrajtshmërisë nëpërmjet emigrantëve shqiptarë.

Më tej në draftin e qeverisë thuhet:

Shqiptarët largohen kryesisht për arsye ekonomike, siç janë mungesa e mundësive të punësimit, kushtet e vështira të jetesës, veçanërisht në disa zona ku mungojnë kushtet elementare si energjia elektrike, uji dhe strehimi”, thuhet në draftin e qeverisë.

Në raportin që do të zbatojë Ministria e Diasporës thuhet se shqiptarët po largohen pasi në vendin tonë ka nivel të ulët të sigurisë publike. Por, ajo që të bën përshtypje është se janë larguar si emigrantë edhe qytetarët të cilët kanë qenë në kushte të mira ekonomike, dhe kjo vetëm për arsye të sigurisë.

Sipas draftit të qeverisë një prej faktorëve pse shqiptarët largohen është siguaria:

Shqipëria është përballur me flukse masive emigratore si pasojë e nivelit të ulët të sigurisë publike apo trazirave në vend. Një numër i madh i personave të kualifikuar, me kushtet të mira ekonomike, janë larguar nga vendi për një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjen e tyre. Kjo dukuri ka ndodhur veçanërisht pas trazirave të vitit 1997, e cila u shoqërua me një valë tjetër largimi”.

Raporti shkruan se një tjetër faktor që ndikon te shqiptarët që të ikin jashtë vendit është mungesa e besimit tek institucionet vendase:

Institucionet e dobëta çojnë në mungesën e besimit të qytetarëve për përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore. Institucionet e dobëta dhe vështirësitë në zbatimin e ligjit gjithashtu ndikojnë në përpjekjet dhe perspektivat e emigrantëve për t’u kthyer dhe për t’u vendosur në vend, veçanërisht kur ata hasin vështirësi në ndërtimin e aktiviteteve private apo në marrëdhënie me administratën publike”.

Në strategjinë e qeverisë janë parashikuar dhe disa nga masat për të rikthyer të shkolluarit jashtë në Shqipëri:

Shqipëria do të përpiqet të arrijë marrëveshje me shtetet kryesore pritëse, si p.sh. Kanadaja dhe SHBA-të, mbi masat që synojnë nxitjen e kthimit vullnetar të emigrantëve. Emigrantëve të kualifikuar do t’u kërkohet të vijnë vullnetarisht në Shqipëri gjatë qëndrimeve të shkurtra për qëllime konsultimi, mësimdhënieje (p.sh. shkollat verore) apo trajnime. Kësaj do t’i shërbejë dhe regjistrimi i të gjitha kapaciteteve intelektuale që ndodhen jashtë vendit. Përfaqësuesit e brezit të ri të talentuar do të tërhiqen drejt një karriere profesionale në vend, duke u ofruar atyre bursa për studime të mëtejshme jashtë, ose duke u krijuar mundësi të marrin pjesë në programe me shkëmbim eksperiencash me vendet e tjera, me detyrim për t’u rikthyer”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top