Connect with us

Panucci i kërkoi kundërshtar të fortë, FSHF i vë përballë Turqinë

Video

Panucci i kërkoi kundërshtar të fortë, FSHF i vë përballë Turqinë

Panucci i kërkoi kundërshtar të fortë, FSHF i vë përballë TurqinëK. Demiraj

Sport

fotojaData 13 nëntor është lënë e lirë nga FIFA për t'u shfrytëzuar nga ekipet kombëtare që duan të luajnë ndeshje miqësore për të parë gjendjen e ekipit.

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panucci i ka kërkuar FSHF-së një kundërshtar të fortë dhe kjo e fundit ia ka plotësuar dëshirën duke i vënë përballë skuadrën e Turqisë.

Ky është njoftimi i Federatës për miqësoren e 13 nëntorit:

“Duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse.

Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuesen të Turqisë.

Trajneri Christian Panucci do të grumbullojë ditë përpara skuadrën për përgatitjen e kësaj ndeshjeje miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor.

Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë. Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror”, shkruan FSHF.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top