Video
Para dhe krim/ Arrestohen tutorët shkodranë bashkë me 5 prostituta
Para dhe krim/ Arrestohen tutorët shkodranë bashkë me 5 prostitutaS. Bardhi
Lajme
Mbrëmjen e sotme është goditur një grup i strukturuar kriminal në Shkodër. Fjala është për 7 të arrestuar, të cilët merreshin me një rrejt prostitucioni.
Rinard Tota, 50 vjeç, i dënuar edhe më parë është arrestuar nga policia e Shkodrës si drejtuesi i grupit.
Tota kishte bashkëpunëtor të ngushtë Kastriot Musën 41 vjeç, i cili po ashtu është arrestuar.
Drejtori i Policisë së Shkodrës ka dalë sot para mediave ku ka komunikuar detaje nga operacioni i koduar “Balerina”, që ka çuar në arrestimin dy të sipërpërmendurve dhe 5 vajzave.
Të arrestuarit e tjerë:
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Procedohet:
K.N.
I gjithë “pazari” bëhej në lokalin e Rinard Totës në Shkodër i njohur si “Tata”. Janë sekuestruar gjithashtu 2 automjete të tipit Benz dhe Land Rover, një armë zjarri, 7 orë dore, 8 smartphonë, hoteli në pronësi të Totës, bizhuteri të shumta floriri, laptop dhe sasi të mëdha parash kesh.
JOQ.al