Video
Para me thasë u vodhën nga shtëpia e Gjiknurit? Reagon policia: Nëna e tij bëri denoncimin
Para me thasë u vodhën nga shtëpia e Gjiknurit? Reagon policia: Nëna e tij bëri denonciminD. Cani
Gazeta partiake Rilindja Demokratike publikoi ditën e sotme lajmin se banesa e ministrit Damian Gjiknuri është grabitur dhe para me thasë janë nxjerrë nga ajo.
Menjëherë ka reaguar policia e Tiranës, sipas së cilës banesa nuk i përket ministrit por nënës së tij, e cila jetonte me djalin tjetër.
Ka qenë vetë nëna e tij, Liri Gjiknuri që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa deri tani janë shoqëruar dy persona.
Ende nuk dihet se cila është shuma e vjedhur e parave.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhurbanesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.
Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.