Connect with us

Pas Bleonës e pranon edhe Rita Ora: Kam ngrirë vezët sapo mbusha 20-vjeç

Video

Pas Bleonës e pranon edhe Rita Ora: Kam ngrirë vezët sapo mbusha 20-vjeç

Pas Bleonës e pranon edhe Rita Ora: Kam ngrirë vezët sapo mbusha 20-vjeçS. Bardhi

Thashetheme

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për karakterin e saj rebel duke marrë rreziqe në zgjedhjet që bën.

Por 26-vjeçarja ka treguar se nuk do të rrezikonte aspak kur bëhet fjalë për fertilitetin e saj, duke shtuar se ka ngrirë vezët,vite më parë.

Duke folur për Australia’s sunrise, mëngjesin e sotëm Rita ka treguar se ka filluar të mendojë për fëmijë që pas moshës 20-vjeçare.

Ajo u shpreh:

Ka qenë mjeku i familjes ai që më ka këshilluar të ngrija vezët në moshë më të hershme duke më shpjeguar se atëherë isha më e shëndetshme. Kështu tani nuk do kem për çfarë të shqetësohem më rreth kësaj çështje”.

Këngëtarja ka treguar se ndonëse nuk është e zakonshme që të ngrish vezët në moshën e saj, ajo nuk do të priste deri sa të kalojnë vitet.

Metoda e ngrirjes së vezëve praktikohet vitet e fundit nga femrat e shoqërive të zhvilluara. Pak ditë më parë Bleona Qereti ngjalli reagime të shumta duke postuar një video në Instagramin e saj ku tregonte se po ngrinte vezët.

Fansat shqiptarë e paragjykuan këngëtaren se po bënte diçka larg natyrales, por nuk e dimë nëse do te jetë i njëtjti reagim kritik edhe në rastin e Ritës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top