Connect with us

Pas divorcit me gazetarin e njohur, psikologia martohet me ish-deputetin e PS-së

Video

Pas divorcit me gazetarin e njohur, psikologia martohet me ish-deputetin e PS-së

Pas divorcit me gazetarin e njohur, psikologia martohet me ish-deputetin e PS-sëF. Gjoni

Thashetheme

Dy ditë më parë dy figura të njohura për publikun shqiptar kanë celebruar lidhjen e tyre në martesë, pas divorceve nga partnerët e mëparshëm.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Dedja, dhe psikologen dhe folësen e lajmeve, Jeta Toçila.

Taulanti dhe Jeta kanë qenë të martuar më parë por prej disa vitesh i kanë prishur martesat përkatëse, nga të cilat kanë edhe fëmijë.

Ndërsa për bashkëshorten e ish-deputetit nuk dihen detaje, ish-bashkëshorti i psikologes është një figurë e njohur për publikun shqiptar, pikërisht gazetari Armir Shkurti.

Ata kanë qenë të martuar për disa vite, martesë nga e cila kanë edhe një djalë. Ndërkohë siç raporton “Panorama”, Jeta dhe Taulanti pas martesës do të zhvendosen në Kanada, atje ku jeton prej vitesh ish-deputeti.

Dy personazhet duket se janë njohur para 17 vitesh, në kohën kur Jeta ishte gazetare dhe Taulanti prefekt i Tiranës. Ata janë ritakuar në kohën kur të dy kishin zgjidhur martesat përkatëse. Lidhja e tyre filloi të bëhej gradualisht publike nga Taulanti, i cili në muajin shtator postoi një foto me Jetën në Facebook, e cila tashmë ka pranuar të marrë mbiemrin e ish-deputetit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top