Video
Pavarësia Katalonjës, kryeministri Spanjoll kërkon shkarkimin e liderit rajonal
Pavarësia Katalonjës, kryeministri Spanjoll kërkon shkarkimin e liderit rajonalA. Shehaj
Lajme
Qeveria e Spanjës u tregua mjaft e ashpër teksa donte të shtypte lëvizjen e Katalonjës këtë të shtunë.
Kryeministri Mariano Rajoy shpalli planin për shpërbërjen e qeverisë rajonale, heqjen e liderit të Katalonjës si dhe bërjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt të ishte e mundur.
Pasi rreth gjysmë milioni njerëz protestuan në Barcelonë, qyteti më i madh i Katalonias, presidenti katalan, Carles Puigdemont, denoncoi vendimin e Rajoy dhe tha:
Institucionet katalanase dhe njerëzit e Katalonias nuk e pranojnë këtë sulm".
Ai i bëri thirrje parlamentit rajonal që të luftojnë për të legjitimuar lëvizjen e tyre dhe të veprojnë në bazë të ligjit e demokracisë. Puigdemont u distancua nga shpallja e pavarësisë brenda pak ditësh, sikurse u shpreh në fillim të kësaj jave.
Masat kushtetuese, të cilat synojnë t'i japin fund kërkesave të katalanasve për pavarësi, bien pas aktivizimit të Artikullit 155 të kushtetutës spanjolle, e cila lejon qeverinë kombëtare të pezullojë kërkesën për autonomi të rajonit dhe administratës së Katalonias.
Rajoy tha se masat që pritet të merren, do të dërgohen në senatin spanjoll javën tjetër.
Burimi: CNN | Përshtati:JOQ.al
JOQ.al