Video
PD dhe LSI bëhen bashkë në kërkesën për Ilir Metën: Deklasifiko mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
PD dhe LSI bëhen bashkë në kërkesën për Ilir Metën: Deklasifiko mbledhjen e Këshillit të SigurisëS. Bardhi
Lajme
Deputetët e opozitës së bashkuar, PD dhe LSI, i kanë bërë një kërkesë Presidentit të Republikës, që të deklasifikojë materialet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani më 11 nëntor 2016-të, ku u diskutua për situatën e krijuar nga droga.
Kërkesa e opozitës parashtrohet nga situata e krijuar dhe përmendja e emrit të ish-ministrit Tahiri në përgjimet italiane, ku inkriminohet në trafikimin e drogës me vëllezërit Habilaj.
Janë 7 deputetë që kanë firmosur kërkesën e dorëzuar presidentit Ilir Meta. Kanë nënshkruar: Flamur Noka, Xhemal Gjunkshi, Isuf Celaj, Endrit Braimllari, Myslym Murrizi, Ervin Salianji dhe Luan Rama.
Të sipërpërmendurit pretendojnë që në atë mbledhje ka pasur mjaftueshëm material që provon situatën e krijuar nga kultivimi i drogës në Shqipëri.
Ndërkohë, në mbledhjen me dyer të mbyllura të para një viti që opozita kërkon të informohet rreth saj, i vetmi zyrtar që ka munguar ishte Edi Rama.
JOQ.al