Video
Për të gjithë ju që nisni nesër universitetin, këta janë shokët që do keni në fakultet
Për të gjithë ju që nisni nesër universitetin, këta janë shokët që do keni në fakultetD. Cani
Lajme
Për të gjithë ju që në tetor do të nisni Universitetin.
Ne po ju ndihmojmë për t’ju përgatitur me personat që do të takoni dhe me shumë gjasa do t’i keni në shoqërinë tuaj.
Me shumë gjasa do të takoni:
1-I shëndoshi
Me siguri në grupin tuaj do të ketë patjetër një shok ose shoqe të shëndoshë që ha çdo gjë, madje dhe ushqimin tuaj.
2-Rrëmujaxhiu
E sigurt fare, që do keni një shok që nuk ia di kuptimin fjalës rregull. Ai për çdo gjë bën rrëmujë, dhe nëse tentoni ta ndryshoni më keq do jetë.
3-Shoku prind
Çdo grup ka babain dhe nënën, që do ju thotë vazhdimisht që të mos lini leksionet dhe seminaret. Me pak fjalë do ju bëjë moral.
4-Studiozi
Nuk mund të mungonte një shok që studion gjatë gjithë kohës, dhe kur e ftoni për të dalë ju refuzon gjithmonë sepse është mbi libra.
5-Alkolisti
Sa herë të dilni në mbrëmje me shokët e universitetit me siguri njëri prej tyre e pëlqen shumë alkoolin. Ai në fakt është edhe “lumturia” e grupit.
6-Superaktivi
Mëson, punon, del të argëtohet. Të gjithë do jeni të suprizuar sesi mund t’i bëjë të gjitha përnjëherësh ky person.
7-Shoku me stil
Nuk mund të mungojë një fashionist apo fashioniste, që t’ju bëjë të ndiheni keq sa herë ta shikoni sesa bukur është veshur.
8-Shoku fotograf
Do jetë e pamundur të dalësh me të dhe të mos bëjë fotoje çdo gjëje që shikon.
9-Shoku krijues
Ai do jetë mendja më krijuese në grup. Për burim idesh gjithmonë duhet të drejtoheni tek ai.
10-Shoku aktivist
Sa herë të ndjejë se ju shkelen të drejtat për gjënë më të vogël, shoku juaj aktivist do e ngrejë zërin përmes protestave për të gjithë ju.
JOQ.al