Video
Përfundoi në koma pas ndeshjes, kjo është gjendja e mundësit shqiptar
Përfundoi në koma pas ndeshjes, kjo është gjendja e mundësit shqiptarK. Demiraj
Sport
Mundësi i ekipit Kombëtar 17-vjeçari Leonardo Frrokaj pësoi sot një dëmtim të rëndë në Kampionatin Ballkanik të të rinjve. Frrokaj dëmtoi vertebrat e shtyllës kurrizore duke mbetur pa ndjenja në tapet.
Ai u dërgua menjëherë me helikopter në Slloveni, ku mësohet se po merr trajnimet mjekësore nën kujdesin e mjekëve.
Ka qënë Sekretari i Federatës Shqiptare të Mundjes, Çim Spahiu foli për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit duke i qetësuar të gjithë.
Për "Telesport" ai u shpreh: “Gjatë ndeshjes ka bërë një kapje që i ka kushtuar dëmtimin, në kolonë. Vertebra e dytë dhe e tretë kanë pasur një spostim. Në këto kushte është ndërprerë ndeshja dhe ai gjendet në spital tani.Është në gjendje të rëndë, por e ka kaluar rrezikun për jetën.
Martin Biba, Presidenti ka qenë prezent atje, ka qenë prezent dhe babai i djalit. Ky është Kampionati Ballkanik për Kadet. Leonardo ka fituar ndeshjen e parë dhe të dytën dhe zhvillonte ndeshjen e tretë, në këto kushte u dëmtua. Situata është jashtë rrezikut sipas mjekëve.
JOQ.al