Video
Përmbytet porti i Vlorës, situatë e keqe edhe në Sarandë
Përmbytet porti i Vlorës, situatë e keqe edhe në SarandëA. Shehaj
Lajme
Jo vetëm lumenjtë kanë dalë nga shtati, por edhe deti është egërsuar dhe ka krijuar probleme në dy prej porteve kryesore.
Në portin e Sarandës që nga dita e djeshme është ndërprerë transporti i udhëtarëve me tragete. Tragetet e udhëtarëve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.
Në portin e Vlorës, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij.
Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit.
JOQ.al