Video
Përplasi me kamion një person, si i fshehu provat i riu dhe grupi i tij
Përplasi me kamion një person, si i fshehu provat i riu dhe grupi i tijF. Tenolli
Lajme
Foto ilustruese
27-vjeçari Gentush Hoxha me banim në Kavajë, ka përplasur me kamionin e tij një person me mototr dhe më pas ka ngatërruar provat në vendngjarje sëbashke me grupin e tij.
Personi me inicialet Z.G që ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë.
Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas dhe në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë fsheh provat dhe prish vendngjarjen duke zvëndësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër. Policia arreston autorin e aksidentit dhe dy bashkëpunëtorët e tij për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Shërbimet e policisë Kavajë, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasit :
– Gentush Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Kazie, Kavajë.
– Ervis Çurrumi, 34 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.
– Gëzim Cila, 48 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Kavajë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi shtetasi Gentush Hoxha, duke drejtuar mjetin kamion tip "Mercedez Benz" (në pronësi të një firme), në mbikalimin e vorrezave në autostradë është përplasur me mjetin motoçikletë tip "Yamaha", me drejtues shtetasin Z.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi Gentush Hoxha, në bashkëpunim me shtetasit Ervis Çurrumi dhe Gëzim Cila, kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip "Benz", duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga nenet 291 dhe 301 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale "Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal
JOQ.al