Video
Plagosen 3 elektriçistë në Shkodër, dy prej tyre nisen në Tiranë në gjendje të rëndë
Plagosen 3 elektriçistë në Shkodër, dy prej tyre nisen në Tiranë në gjendje të rëndëD. Cani
Lajme
Tre punonjës të OSHEE-së në nënstacionin në Shkodër janë plagosur rëndë teksa po riparonin një defekt.
Të plagosurit janë Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha.
Si pasojë e plagëve të marra, Halluni dhe Hafizi janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se Anton Berisha, i plagosur më lehtë, ndodhet në spitalin e Shkodrës.
JOQ.al