Video
Plas gallata/ Rama hedh foto duke i puthur dorën vogëlushes, komentuesit “e masakrojnë” keqazi
Plas gallata/ Rama hedh foto duke i puthur dorën vogëlushes, komentuesit "e masakrojnë" keqaziF. Tenolli
Lajme
Edi Rama disa minuta më parë ka uruar Ditën Botërore të Fëmijëve dhe ka postuar nëj foto në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook” duke i puthur dorën nëj vogëlusheje.
Komentet nën foto janë epike, ndërkohë që qytetarët i kujtojnë atij, jo vetëm në këtë postim, por në secilin që bën, mangësitë e qeverisë Rama dhe premtimet që nuk u përmbushën kurrë.
Disa komentues kanë preferuar t’i kujtojnë Saimir Tahirin e disa të tjerë i bëjnë thirrje të kalojë njëherë nga rrugët e Bllokut e të shohë rrugët të mbushura me fëmijë që lypin për të siguruar bukën e gojës.
Komentuesit e tjerë i përmendin shtimin e vazhdueshëm të taksave dhe punën e madhe që duhet bërë për reformën në arsim.
Komenti më i spikatur është i njërit prej komentuesve, kur e pyet nëse ka filluar të kopjojë lali Erin pasi ka frikë mos i zërë vendin.
Pak punë e shumë fasadë, jo pa qëllim kryeministri quan “kazan” ato media që nuk i mbajnë anën, pasi kritikat jo të gjithë i pranojnë.
Gjyqtari më i mirë është populli, a mund të quhen të gjithë ata që e kritikojnë në komente (dhe realisht janë shumë), kazan?
JOQ.al