Video
Plas keq në komision, Sterkaj-Salianjit: Do hash dru, bëj mundje, boks edhe karate
Plas keq në komision, Sterkaj-Salianjit: Do hash dru, bëj mundje, boks edhe karateG. Hasani
Lajme
Pas Komisioneve të ligjeve edhe në atë të Sigurisë ka plasur debati mes deputetëve të PS-së dhe PD-së.
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka debatuar me ministren Xhaçka. Por, dy deputetët e PS-së Sterkaj dhe Ndreu e kanë kundërshtuar me tone të larta.
Teksa Salianji i është drejtuar ministres duke e pyetur nëse i është dashur buxhet për të kontrolluar magazinat që përdoren për drogë dhe për vendosjen në funksion të radarëve, kanë ndërhyrë deputetët e PS duke i thënë se do hajë dajak.
DEBATI:
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet më shume buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët.
Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.
Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Salianji: Nuk pyes dhe skam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet.
JOQ.al