Video
Plas sherri mes kunatave në Durrës, kapen prej flokësh e përfundojnë në polici
Plas sherri mes kunatave në Durrës, kapen prej flokësh e përfundojnë në policiA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Jo gjithmonë kunatat shkojnë mirë me njëra-tjetrën, apo detyrohen të mbyllin gojën në mënyrë që marrëdhënia në familje të mos shkatërrohet.
I tillë është rasti i dy kunatave në qytetin e Durrësit, të cilat i janë referuar policisë, ku edhe kanë bërë denoncim pas një sherri mes tyre.
E dhunuara, 33-vjeçarja O. P. ka denoncuar në polici kunatën e saj më të vogël, J. P., 27 vjeçe se e ka rrahur si dhe i ka ushtruar dhunë psikologjike.
Përpos padisë, 33-vjeçarja gjithashtu ka kërkuar edhe pajisjen me urdhër mbrojtjeje që kunata e saj mos t’i afrohet nga frika e ndonjë episodi tjetër të dhunshëm.
Policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 33-vjeçaren.
JOQ.al