Video
Plas sherri mes politikanëve, “luftojnë” me minjtë
Plas sherri mes politikanëve, "luftojnë" me minjtëA. Shehaj
Lajme
Komiteti Administrativ i Asamblesë në Serbi është ndeshur ditën e sotme me një skandal të turpshëm dhe të paprecedentë, ndërsa disa prej politikanëve janë zënë me njëri-tjetrin.
Në bisedime e sipër, debati ka degjeneruar në dhunë fizike, teksa lideri i lëvizjes opozitare, Dveri Boško Obradovic, hoqi mouse-n nga laptopi dhe me të qëlloi kryetarin e Komitetit, Aleksandar Martinovic, anëtar i partisë në pushtet.
Ky reagim i opozitarit erdhi pasi Martinovic nuk i dha fjalën gjatë punimeve të Asamblesë.
Gjithçka nisi pasi opozitari po pyeste dhe po i kërkonte llogari kolegut të tij se pse nuk po i jepte fjalën, ndërsa ky i fundit e injoroi duke mos i kthyer përgjigje e duke iu përgjigjur një telefonate.
Më pas situata degjeneroi si në videon më poshtë.
JOQ.al