Video
Plas sherri në komisionin e ligjeve, PD largohet: T`ja çojmë Habiljave për konsultim
Plas sherri në komisionin e ligjeve, PD largohet: T`ja çojmë Habiljave për konsultimG. Hasani
Lajme
Debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet në lidhje me ligjin për ndihmën juridike. Opozita pas debateve për çështjen e Tahirit, u largua nga salla.
Oerd Bylykbashi, anëtar i PD-së ka akuzuar qeverinë se i kanë dhënë vetës imunitet gjyqësor.
Ai i është drejtuar kreut të komisionit Ulsi Manja duke i thënë:
Më është më mirë që “këtë ligj t’ua çojmë Habilajve për konsultim”.
Nga ana tjetër kreu i komisionit Ulsi Manja i është përgjigjur:
Mund t’ia çojmë edhe kreut të Bashkisë Mallakastër apo Prokurorit për të mbyllur dosjen”.
Bylykbashi:
I garantuat vetes imunitet gjyqësor. Ju bëtë çmos për t’i dhënë ndihmë jurdike personave të lidhur me mafian. Ju i jepni asistencë kriminelëve. Rama e Tahir ii ndajnë me metra kub eurot e krimit dhe drogës me trafikantët.
Manja:
PD e ka vetëm retorikë politike luftën kundër korrusionit dhe dekriminalizimin. Opozita e bashkuar bllokoi ligjin e dekriminalizimit për kreun e Mallakastrës”.
Në këtë moment janë larguar nga mbledhja e komisionit anëtarët e Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI nuk kishte asnjë anëtar të pranishëm.
JOQ.al