Video
Plasin përleshjet brenda në burg, vriten 13 të burgosur
Plasin përleshjet brenda në burg, vriten 13 të burgosurG. Hasani
Lajme
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur nga një përleshje masive mes të burgosurve në Meksikë. Bandat në burgjet e vendit janë zënë duke shkaktuar një kaos me të vdekur në burgun e Cadereyta.
Kanë qenë plot 250 të burgosur, që të ndarë në grupime janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe me forcat e sigurisë gjithashtu.
Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se forcat e sigurisë kanë përdorur forcën për të vendosur sërish qetësinë e plotë. Kjo është një ngjarje e radhës, pasi në Meksikë ka shpesh herë përleshje, kryesisht mes bandave të drogës. Tensionet janë shtuar edhe jashtë burgut, për shkak se të afërmit dhe miqtë e të burgosurve janë përleshur edhe me policinë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Autoritetet kanë thënë se një luftë e përgjakshme kishte nisur të martën, mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në vend. Në vitin 2016, një trazirë që ndodhi në burgun e Topo Chico dhe la 49 të vdekur.
JOQ.al