Video
Plumb kokës në mes të lokalit, familjarët e Elton Çiçës përjetojnë terror në shtëpinë e tyre
Plumb kokës në mes të lokalit, familjarët e Elton Çiçës përjetojnë terror në shtëpinë e tyreF. Tenolli
Lajme
Banesa e të ndjerit Elton Çiço në Tepelenë është sulmuar gjatë orëve të vona të natës.
Për familjarët e tij nuk ka paqe edhe pas dhimbjes së madhe që përjetuan kur atë e qëllua me plumb në kokë në një lokal rreth një vit më parë.
Persona me maska e të armatosur kanë kapërcyer murin rrethues të shtëpisë së prindërve të tij dhe kanë mundur të hyjnë brenda.
Ata kanë shkaktuar zhurmë gjatë kohës që kanë hyrë dhe janë diktuar nga familjarët.
Shtëpia e familjarëve të Çiços rrethohet nga të gjitha anët me kamera.
Të maskuarit të zënë në befasi kanë mundur të marrin nga shtëpia vetëm serverin e kamerave të sigurisë me qëllim që të mos mbetej asnjë imazh i personave që kishin hyrë në banesën e familjes Çiço.
Policia e Tepelenës ka këqyrur të gjitha ambientet dhe po punohet për kapjen e tyre.
EKZEKUTIMI I ÇIÇOS
Çiço u ekzekutua brenda Bar “De Niros” më 1 maj të vitit të shkuar, vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë me dy miqtë e tij, njëri oficer policie, tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës. Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kamerës së sigurisë brenda lokalit, atentatori trup mesatar ishte i mirinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. Autori i vrasjes është Jani Aliaj, i cili u ndihmua nga Renato Milloshi.
SI NISI HAKMARRJA ÇIÇO-ALIAJ
Hakmarrje për shkak të konflikteve të kahershme mes tyre. Kjo ishte pista kryesore e vrasjes së Elton Çiços. Konfliktet mes Çiços e Aliajt ishin hapur prej vitsh dhe zanafillën e kanë në Greqi, për çështjet e pazareve të drogës.
Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, herë pas here ka pasur tentativa për të eliminuar njëri-tjetrin, por që kanë rezultuar të dështuara.
Mësohet se Elton Çiço dhe Jani Alia kanë qenë në të njëjtin burg në Greqi, ku Aliaj ka qenë i dënuar me 18 vite burg për vrasje, por ka kryer vetëm 10 vite pasi është arratisur, ndërsa Çiço ishte dënuar për drogë. Pas një sherri mes tyre Çiço e plagosi me thikë Jani Aliajn, duke bërë që konflikti të vijojë, raporton BW.
Tentativa e parë
Ja si ndodhi sipas njoftimit të policisë, atentati i parë ndaj Jani Aliajt në Tiranë:
“Më datë 10.01.2015, në rrugën e “Kavajës”, kanë qëlluar disa herë më armë zjarri. Nga të shtënat është thyer një xham i vetratës së një lokali bar kafe dhe është dëmtuar lehtë shtetasi A.Q., 27 vjeç, banues në fshatin Lalar, Fier, i cili ka qenë rastësisht në lokal.
Në vendngjarje me cilësinë e provës materiale, u gjetën e u sekuestruan 6 gëzhoja fisheku dhe 3 predha plumbi. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 274, 278, 150 dhe 90 të Kodit Penal”.
Tentativa e dytë
Kjo është tentativa e dytë që iu bë në Gjirokastër, sipas njoftimit të policisë:
“Më datë 25.04.2016, u referua materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi më datë 24.04.2016, rreth orës 22:30, në rrugën Ura e lumit – lagjja “Punëtore”, nga një mjet i paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Volksvagen Polo”, me drejtues shtetasin S.M., e pasagjer J.A., 43 vjeç e 39, banues në Tepelenë, për pasojë është plagosur lehtë J.A. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal. Komisariati i Policisë Tepelenë”
JOQ.al