Video
“Po shet gjakun e njerëzve”, doktori i VIP-ave mohon akuzën: Të llapin sa të duan
"Po shet gjakun e njerëzve", doktori i VIP-ave mohon akuzën: Të llapin sa të duanG. Hasani
Lajme
I ashtuquajturi doktor i VIP-ave, Skerdi Faria ka shpërthyer me anë të një mesazhi në Instagramin e tij ndaj disa akuzave që i janë bërë lidhur me sensibilizimin që ai bën ndaj dhurimit të gjakut.
Skerdi është aktivist për dhurimin e gjakut ku shpesh përdor rrjetet e tij socialë për të ndërgjegjësuar njerëzit të dhurojnë gjak.
Lidhur me këtë mjeku është akuzuar se gjakun e dhuruar e shet.
Skerdi ka shkruar në Instagramin e tij këtë mesazh:
Për fat të keq ka njerëz që paragjykojnë edhe të vdekurit, edhe foshnjën në barkun e nënës që s’ka parë akoma dritën e diellit. Per këta tipa as ma NDJEN FAREEEEE!!!! Une do te VAZHDOJ RRUGEN time si NJERI e si MJEK!!! Të llapin si të duan e të mendojnë c’të duan. Kush do të bashkohet me mua për të DHURUAR GJAK, le të vijë, kush e mendon si ky tipi që unë shes gjakun e njerëzve, të rrijë aty ku është se mirë e ka” ka shkruar mjeku.
JOQ.al