Video
“Po shkoi një femër 150 kile, ah mbaroi familja”, supermodelja në majë të SHBA “bie dakord 100%” me deklaratën e Elvis Naçit!
"Po shkoi një femër 150 kile, ah mbaroi familja", supermodelja në majë të SHBA "bie dakord 100%" me deklaratën e Elvis Naçit!F. Tenolli
Lajme
Vetëm disa ditë më parë, imami Elvis Naçi u kthye në kryefjalën e rrjeteve sociale për shkak të deklaratave të tij që ngjallën shumë polemika.
Sipas Naçit, gratë duhet të zbukurohen për burrat e tyre pasi në të kundërt ata do i hedhin sytë tek gratë e huaja.
Në një pjesë nga deklaratat e tij, ai shprehej se:
Po shkoi një femër 150 kile, ah mbaroi familja. Ka femra që e mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, s’e ka të vështirë të të tradhtojë.
Këto fjalë hapën mjaft debat midis shqiptarëve, pasi disa mbështesnin deklaratat e tij e disa të tjerë ishin totalisht kundër.
Nëse do i referohemi njërës prej modeleve ikonë në historinë e Victoria’s Secret, Miranda Kerr do të kuptojmë se edhe ajo e mbështet tërësisht mendimin e Elvis Naçin.
Padyshim që këta të fundit nuk njihen më njëri-tjetrin, pasi kur e pyetën nëse e kishte tradhtuar ndonjëherë bashkëshorten Naçi u përgjigj se:
S’kishte njohur asnjë tjetër veç gruas së tij dhe ishte krenar për këtë.
Supermodelja e famshme kurorëzoi vetëm disa muaj më parë lidhjen e saj dashurore me themeluesin e Snapchat.
Ajo është shprehur se rregullohej për të kur ai kthehej nga puna dhe këtë ia kishte mësuar gjyshja e saj.
Miranda ka rrëfyer se në shtëpi ajo i kthehet anës së saj femërore dhe e shtyn të shoqin të jetë më mashkullor.
JOQ.al