Kuriozitete
Policia: Fushata e qetë, pa incidente
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit po zhvillohet e qetë. Policia e Kosovës thotë se në tri ditët e para të fushatës nuk ka pasur ndonjë incident që ia të veçohet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për lajmi.net se në tri ditët e para të fushatës elektorale nuk ka pasur ndonjë incident që mund të veçohet. Sipas tij, gjithçka po shkon qetë.
“Nuk ka pas ndonjë rast që me veç. Ne të gjitha rastet i bëjmë publike në raportin 24 orësh të Policisë. Sa i përket përgatitjeve të Policisë e dini që i kemi lëshuar njoftimet zyrtare për përgatitjet tona. Kështu që nuk ka asgjë, gjitha po kalon qetë”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/