Video
Policia i vendos gjobë dhe e dhunon, vlonjati filmon gjithçka
Policia i vendos gjobë dhe e dhunon, vlonjati filmon gjithçkaS. Bardhi
Vec-e-jona
Po të filmohej Policia Rrugore në momentin kur gjobit qytetarët me gjasë do shpaloseshin shumë kontradikta në veprimet e tyre që shpeshherë lënë shumë për të dëshiruar sa i takon profesionalizmit.
Të jesh polic në vendin tonë është një ndër profesionet që historia ka treguar se futet lehtë kushdo, e dini pse? Sepse nuk ke për t’i shërbyer popullit siç duhet të ishte parimisht, por pushtetit.
Një rast tipik i “Policisë që (s)duam” është filmuar në hyrje të Vlorës nga një qytetar, i cili po ashtu ka marrë gjobë.
Qytetari shkruan për JOQ.al:
Në hyrje të Vlorës, mirë që policia të vë gjobë me të padrejtë, por edhe të dhunojnë.”
Për të kuptuar fjalët e mësipërme duhet të shihni videon e dërguar nga qytetari, ku dy policët me sa duket nuk e dinë se çfarë të bëjnë dhe fillojnë me arrogancën që u jep pushteti i uniformës.
JOQ.al