Video
Policia zbarkon në pronat luksoze të Balilit, “Eskobarit të Ballkanit” i sekuestrohet pasuria
Policia zbarkon në pronat luksoze të Balilit, "Eskobarit të Ballkanit" i sekuestrohet pasuriaF. Tenolli
Lajme
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin preventiv të pasurive të “Eskobarit të Ballkanit”.
Policia është gjendur paraditen e sotme në resortin turistik “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili gjendet aktualisht në pronësi të vëllait të Klement Balilit.
Hetimet ndaj tij vazhdojnë, ndërkohë që Balili gjendet ende në arrati.
Gjithashtu, pritet edhe sekuestrimi preventiv i 20 apartamenteve në këtë zonë, të cilët sëbashku me kompleksin e famshëm dyshohet se janë ndërtuar me para nga aktiviteti kriminal.
Pasurisë së ish-kreut të Transporteve në Sarandë i është vendosur sekuestroja preventive.
Ai u bë i njohur nga mediat greke fillimisht si kreu i një grupi kriminal shpërndarës droge nga Ballkani drejt vendeve të Europës.
JOQ.al