Connect with us

Politika është si menturacionet, rrjedhin, janë të dhimbshme dhe me çrregullime

Video

Politika është si menturacionet, rrjedhin, janë të dhimbshme dhe me çrregullime

Politika është si menturacionet, rrjedhin, janë të dhimbshme dhe me çrregullimeA. Shehaj

Lajme

teutaNga Teuta Gashi

Rrallë herë qëllon t’i kem menstruacionet në datën e njëjtë, por çuditërisht një koleg i imi çdoherë e kupton.

Dreni është gjithmonë i saktë dhe më thotë “kuku për mua a të kanë ardh a”, e thotë më nervoz ngase gjithë dita na shkon duke punuar bashkë dhe na duhet të durojmë njëri tjetrin, deshëm apo jo.

Po e tregoj këtë ngase shumë nga ata që merren me politikë nuk shohin veprimet e tyre, jemi ne të tjerët që i vërejmë në çdo veprim dhe ndryshim.

Të gjithëve na ka ndodhur të takojmë dikë e të na duket sikur e njohim, apo të ndodh diçka e të na duket sikur ka ndodhur edhe më herët…….e këtë ndjenjë e kisha unë sa herë që shikoja çfarë po ndodh në politikë.

Por, kur kureshtja më shtyu ta gjej se në kë po më ngjan, erdha në përfundim që është identike me MENSTRUACIONET. Mund të ju duket shumë shembull banal dhe i paarsyeshëm por unë gjithçka të njëjtë po shoh tek këto dyja.

Në fillim të gjitha ata që merren me politikë i shohim nën stres dhe tek merren deri në detajin më të vogël të saj, krejt kjo për ta bërë sa më të lehtë si proces. E kështu ndodh me fermat kur “ju vijnë” për herë të parë. Kaplohen nga një stres, mundohet ta kuptojnë çdo gjë që po ndodh dhe krejt kjo për t’ia bërë vetës më të lehtë procesin e tyre.

Madje kushdo që ishte në fillet e politikës, nisi të ankohet për kokdhimbje dhe ngarkesa të tepërta, megjithëse bënte punën e njëjtë që në fillim.

Njësoj bëjnë edhe femrat dikur, i kanë që një kohë menstruacionet por dikur vjen një kohë kur ankohen më shumë, thonë se janë lodhur me to.

E mijëra herë, shumë prej tyre menduan ta braktisin politikën dhe të mos merren kurrë më me të, por kur u qetësuan dikur, konsideruan se pa të nuk kanë jetë të suksesshme dhe ashtu si do të donin.

Prapë njësojë mendojnë edhe femrat, shumë herë i luten Zotit që mos të ju vinë kurrë më, por kur ju kalojnë çastet e krizës dhe lodhjes binden se pa to nuk do të kishin fëmijë, e pa fëmijë nuk do të kishin jetën si do të donin.

Por pati edhe nga ata që ndërruan partitë, sa në një e sa në një tjetër, madje pati nga ata që shkuan në ndonjë parti jo fort me emër, por krejt këto lëvizje i bënë me mendimin se do të ndryshonte procesi i politikës.

Por edhe femrat shumë herë ndërruan ulloshkat e tyre, sa të një firme sa të një tjetre, e nganjëherë rrezikuan të blejnë të ndonjë firmë jo shumë të njohur, gjithë këtë padyshim e bënë duke menduar që do lehtësohej cikli menstrual.

Patjetër që pamë shumë herë që politika të ju sjellë kriza të mëdha dhe reagime të paarsyeshme. Kështu edhe femrat i shohim shpeshherë të jenë të paarsyeshme. A nuk po kanë simptoma të njëjta?

Madje nëse nuk e keni vërejtur të gjithë politikanët të paktën një herë në muaj gjejnë diçka që të mbajnë ndonjë konferencë apo të jenë më aktiv me deklaratat e tyre, kjo të ndikuar nga politika. Edhe femrat një herë në muaj janë më aktive në punët që bëjnë dhe kjo të ndikuara nga menstruacionet.

Por do të thoshit që ka nga ata që për shumë muaj si shohim fare apo ka edhe nga ata që e teprojnë duke u bërë shumë aktiv në politikë, por mos harroni që edhe femrat kanë çrregullime.

Ka nga ato që nuk kanë merren me menstruacione me nga 3 apo 6 muaj, por ka edhe nga ato që brenda muajit merren edhe nga 2 herë.

E mos harroj ta përmendi që xhelozia në politikë është shumë e pranishme. U duket sikur dikush po bënë më shumë se ai, dhe shpikin gjithçka për të vetëm që të jenë vetë në qendër të vëmendjes.

Edhe për ato që kanë menstruacione, lakmojnë të jenë si disa të tjera, për të cilat menstruacionet i përballojnë më lehtë.

E këtu vi në përfundim që si për POLITIKËN ashtu edhe për MENSTRUACIONET duhet të kesh një imunitet dhe karakter të fort, në të kundërtën që të dyja të dërrmojnë.

Por, mos të harrojmë që të gjithëve u vjen koha kur i braktis politika, poashtu edhe femrat kanë kohën e menopauzës, kënd më herët e kënd më vonë, kënd me dëshirë e kënd pa të. Por kurdo që ndodhë kjo, që të dyja palët edhe për shumë vite u duhet të përballën me një gjendje jo fort të mirë nga pasojat që lënë të dyja, si POLITIKA ashtu edhe MENSTRUACIONET.

Meshkujt që merren me politikë nga sa i kam pa krenohen me atë që bëjnë, u duket sikur po bëjnë diçka të madhe dhe shumë të vështirë.

Por mos harroni femrat merren me menstruacionet po aq sa ju me politikën, madje fillojnë në moshë shumë më të re se ju.

Them se nuk po bëni diçka të jashtëzakonshme dhe që veç ju do dinit.

Besoj ju meshkuj që merreni me politikë tashmë e dini çfarë përjetojnë femrat, por janë një pjesë e njerëzve që nuk përjetojnë asnjërën nga këto dhe nuk dinë nëpër çfarë kalojnë të dyja palët.

Por është dikush nën lëkurën e të cilave nuk do doja të isha kurrë. Janë femrat në politikë, ato që u duhet të merren me të dyja këto, mjerë ato për vete nëpër çfarë kalojnë. Apo mund të jetë që nga përvoja e menstruacioneve nuk e marrin edhe aq përzemër politikën, kurrë s’i dihet…..

Aaaaaaaaaaa mu kujtua edhe diçka, e përbashkët e këtyre dyjave del të jetë edhe fjala RRJEDH. Nëse gjatë ciklit menstrual rrjedh gjak, kur merresh me politikë “rrjedh” nga trutë.

P.S. Unë asnjëherë nuk kam përjetuar politikën por them që nëse bëhem e varur nga këto simptoma, kur të jem në menopauzë do fillojë të merrem me politikën, ndoshta do të jetë ngushëllimi im i vetëm në atë kohë.

Ky shkrim u botu vetëm në FB!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top