Video
Fukarenjtë i kapin prej zhelesh, por kërdia bëhet në kioskat e lali Erit
Fukarenjtë i kapin prej zhelesh, por kërdia bëhet në kioskat e lali EritL. Çela
Vec-e-jona
Njerëzit e varfër kanë bërë gabim që kanë lindur në Shqipëri. Që në djep, duhej t'u kishin dhënë ultimatum nënave për t'u larguar. Lindja e tyre ka qenë thjesht mallkim.
Këtu, edhe kur lufton për një kafshatë bukë (një herë në ditë, jo më shumë, aman!), vjen Erion Veliaj dhe ta merr nga dora. Duhen sponsorët, andej nga Piramida, madje, të asaj gruas që ka televizion.
Ajo pronare e madhe aktualisht ka qindra kioska në gjithë Tiranën, të cilat kanë zëvendësuar tezgat apo thjesht drunjtë 30-centimetërsh të fshatarëve.
Të varfrit duhet të shesin gjithçka me kupon, kurse në kioska… vetëm në vitet e para, sa për të mos rënë në sy. Tani që të gjithë e kanë mendjen tek atletet e Kryeministrit apo 5 milionë eurot e ish-Ministrit nuk ka shans të blesh gjë me kupon në kioska.
Kuponat kanë avulluar. Dikush thotë "na është prishur kasa", dikush thjesht nuk flet fare. Hej, Zot, ku dreqin e mendove këtë vendlindje për ne! /JOQ.al
JOQ.al