Video
Profesioni i vetëm në Shqipëri ku femrat dominojnë ndaj meshkujve, në mbarë botën është ndryshe
Profesioni i vetëm në Shqipëri ku femrat dominojnë ndaj meshkujve, në mbarë botën është ndrysheS. Bardhi
Lajme
Para pak ditësh u raportua që në Shqipëri gratë janë të diskriminuara sa i takon pagës dhe barazisë gjinore në vendet përkatëse të punës.
Mirëpo, nëse i hedhim një sy sektorit bankar ndryshon gjithçka, sepse krahasuar me çdo sektor tjetër, në banka punojnë më shumë gra se sa burra.
FMN në një kalkulim gjinor të bordeve që mbikëqyrin bankat shprehet:
Një raport i tillë ku dominojnë gratë ndaj burrave në këtë profesion vlen vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë, sepse në mbarë botën gratë përbëjnë më pas se 20% të bordeve bankare."
Ndërsa në Shqipëri kjo përqindje është shumë më e lartë, pasi 56 për qind e bordeve përbëhen nga gratë. Serbia dhe Izraeli kanë një përqindje më të lartë femrash në bordet mbikëqyrëse përkatësisht me 60 dhe 67 për qind, transmeton Monitor.
Në vitet 2010-’11, në SHBA dhe Britaninë e Madhe, gratë përfaqësonin 50 për qind të të diplomuarve në biznes dhe shkenca shoqërore dhe 30 për qind në ekonomisë.
Studimi vë në dukje se vendet e varfra dhe ato në zhvillim ka tendencë të kenë më shumë gra në bordet mbikëqyrëse të bankave, krahasuar me ekonomitë e zhvilluara.
Pjesa e grave është relativisht më e lartë te bankat e kursimeve dhe më të ulëta në bankat e investimeve.
Studimi i Fondit ka gjetur se pjesëmarrja e grave në bordet e bankave garanton më shumë stabilitet.
Gratë janë të efektshme në stabilitetin e bankave përmes mbikëqyrjes më të imtësishme të kapitalit dhe janë të afta të kontrollojnë edhe për faktorë të tjerë të rëndësishëm. Studimi i FMN-së e lidh pjesëmarrjen e grave në bankë dhe në bordet e mbikëqyrjes me stabilitetin e bankës.
JOQ.al