Connect with us

Prej vitesh bënte jetë të dyfishtë, të dashurat e bëjnë djalin të pendohet gjithë jetën

Video

Prej vitesh bënte jetë të dyfishtë, të dashurat e bëjnë djalin të pendohet gjithë jetën

Prej vitesh bënte jetë të dyfishtë, të dashurat e bëjnë djalin të pendohet gjithë jetënG. Hasani

Lifestyle

Një djalë mendonte se mund të kishte dy të dashura njëkohësisht, por duket se në fund ngeli vetëm pasi të dyja e braktisën. Djali hiqej si të ishte oficer policie teksa takoi të dashurën e dytë dhe u prezantua tek ajo si beqar. Ai ishte i vëmendshëm dhe i ëmbël njëkohësisht me të dyja lidhjet e dashurisë në mënyrë që të ishin sa më jetëgjata.

Ai bënte jetë të dyfishtë duke u përkushtuar ndaj të dashurave të tij ku me njërën kishte 3 vite lidhje ndërsa me tjetrën 6 vite.

Zara mendonte se i dashuri i saj, Jay ishte oficer policie pasi i kishte dërguar një foto me uniformën e policisë.

Ajo kaloi tri vitet e ardhshme duke menduar se ata ishin të dashuruar dhe mund të planifikonin një të ardhme të lumtur së bashku. Por e vërteta, të cilën e zbuloi më vonë, ishte e tmerrshme.

Sipas vajzës, ai kishte qenë në një marrëdhënie me një grua tjetër për gjashtë vjet dhe jetonte me të.

Në mënyrë tronditëse, ai gjithashtu kishte gënjyer se ishte një polic.

Gruaja e re thotë se ajo zbuloi të vërtetën e tmerrshme të gënjeshtrave të të dashurit të saj pasi “gruaja tjetër” e kontaktoi atë nëpërmjet Instagram-it në tetor të vitit 2015.

Ato komunikuan para se të binin dakort që të planifikonin një takim të përbashkët me të dashurin e tyre.

Pas kësaj, në mënyrë të jashtëzakonshme, pas takimit dramatik, ato formuan një miqësi të pazakontë.

Gratë e guximshme kanë folur për përvojat e tyre, duke paralajmëruar të tjerët për pasojat psikologjike dhe emocionale të përvojave të tilla.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top