Video
Presidenti i Partizan Beogradit: Do më vijë turp nëse nuk i presim shqiptarët kaq mirë
Presidenti i Partizan Beogradit: Do më vijë turp nëse nuk i presim shqiptarët kaq mirëK. Demiraj
Sport
Milorad Vuçeliç, ka mbetur i mahnitur nga mikpritja shqiptare. Presidenti i klubit të Partizan Beogradit ka vënë re se në Shqipëri nuk kishte asnjë gjë për t’u alarmuar.
Pas barazimit 0-0 në "Elbasan Arena", ai shpreson që tifozeria e Partizanit të Beogradit në ndeshjen e kthimit të mos bëjë ndonjë gjë ekstreme, edhe pse shumë prej tyre në të kaluarën kanë dhuruar shfaqje nacionaliste.
“Unë besoj se njerëzit tanë do të kuptojnë që sporti është diçka që bashkon njerëzit. Nuk mund të largohemi nga njëri-tjetri, duhet të jetojmë së bashku në Ballkan. Unë shpresoj që njerëzit tanë në Beograd do të tregojnë se ata janë mikpritës të mirë gjithashtu. Gjërat duhet të shkojnë në rrugën e duhur. Do të tupërohesha nëse gjërat do të shkonin ndryshe”, deklaroi presidenti i klubit serb.
JOQ.al