Video
Prindërit detyrohet të blejnë stola për kopshtin, si mashtron Veliaj me investimet për Tiranën?
Prindërit detyrohet të blejnë stola për kopshtin, si mashtron Veliaj me investimet për Tiranën?S. Bardhi
Vec-e-jona
Rasti i kopshti të fëmijëve që do trajtojmë më poshtë ndodhet në Tiranë, por me sa duket Erion Veliaj nuk e di që zona e quajtur “21 Dhjetori” përfshihet në kryeqytet.
Gjithë verën e kemi parë kryebashkiakun duke “reklamuar” restaurimet e kopshteve dhe çerdheve, të cilat i ka dhënë me koncesion tek biznese private. E megjithatë, si çdo punë fasadë edhe kjo e kopshteve mëton të jetë e tillë.
Ftojmë të gjithë prindërit që kanë të vegjlit e tyre në kopshte dhe çerdhe që të komentojnë në këtë artikull rreth kushteve që u ofrohen fëmijëve në këto qendra. Nuk po themi komoditet, sepse ai ekziston vetëm në retorikën e politikanëve, por kushtet minimale.
Një prind ka shkruar për JOQ.al, duke treguar kushtet gati skandaloze të Kopshtit Nr.2 në 21 Dhjetor, ku mungojnë stolat dhe ka vetëm 20 krevate, ndërkohë që aty rrinë 42 fëmijë.
Prindi ka thënë:
Përshëndeteje JOQ! Lali Eri ngeli nëpër media duke reklamuar rikonstruktimet e shkollave dhe kopshteve, ndërkohë që në kopshtin “Piter Pan” nr.2 fëmijët nuk kanë ku të rrinë dhe prindërit detyrohen të blejnë stola vetë ose fëmijët do rrinë në këmbë. Stolat që do shihni në foto janë blerë nga ne prindërit. Por, sikur të mos mjaftonte kjo kërkojnë edhe 10 mijë lekë për rojën, kjo është vjedhje sepse të gjithë mendojnë që këto kushte ofrohen nga bashkia, e në fakt dalin nga xhepi ynë. Flenë nga dy fëmijë në krevate, sepse ka vetëm 20 të tillë dhe fëmijë janë 42.”
Lali Eri dil në terren se nuk zgjidhen hallet e qytetarëve me videokaseta të regjistruara.
JOQ.al