Kuriozitete
Prindërit e Arielës mbërrijnë në Tiranë: ‘Ai do e paguajë atë që bëri’
Prindërit e Ariela Muratit, vajzës që u qëllua me armë ditën e sotme, pasi kanë marrë lajmin tragjik menjëherë janë nisur nga fshati i Fierit ku jetonin për në Tiranë.
Me të mbërritur ata kanë shkuar në ambientet e morgut për të parë trupin e pajetë të vajzës së tyre dhe sipas “Panorama”, prindërit e 21-vjeçares janë shprehur se djali që ka kryer krimin do e paguajë atë që bëri.
Aldison Belulaj i kishte shkuar në shtëpi Arielës për t’i kërkuar dorën, por prindërit e saj nuk kishin rënë dakort dhe i kishin thënë të hiqte dorë sepse vajza ishte e bindur për refuzimin që bënte.
Ndërkohë Policia e Fierit po merr në pyetje familjarë dhe të afërm të Arielës dhe Aldisonit në fshatin Zharrëz për të hetuar në lidhje me ngjarjen.
Burimi: Panorama