Video
Prokurori s’di t’i përgjigjet pyetjes, Tahiri nuk duron më dhe “shpërthen” me fjalë të forta ndaj tij
Prokurori s'di t'i përgjigjet pyetjes, Tahiri nuk duron më dhe "shpërthen" me fjalë të forta ndaj tijF. Tenolli
Lajme
Sëbashku me disa deputetë, prokurorë e avokatin e tij mbrojtës, më në fund Saimir Tahirit i ka ardhur radha për të folur.
Në një debat me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i është përgjigjur pyetje të drejtuara nga Tahiri.
Pas rreth 150 minutash, Tahiri u kërkoi prokurorëve të përgjigjeshin drejt, nëse ai ishte paraqitur në Prokurori në vitin 2015 e kishte kërkuar të hetohej për makinën që i shiti Habilajve.
PYETJET
Tahiri: Ju thatë që nuk është referuar material për Habilajt, jam i saktë?
Prokurori: 2013 e pas nuk ka material.
Tahiri: Nga koha kur jam unë ministër.
Prokurori: Jo.
Tahiri: A jeni në dijeni se në 13 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime në trafik droge. Jam këtu vetëm për të vërtetën, dita për politikë do të vijë, a jeni dijeni që jam paraqitur te zyra e Llallës dhe kërkova hetim për përfshirjen e makinës sime në trafik dhe Krimet e Rënda regjistroi procedim për këtë cështje që u mbyll në 29.12,2015. Pra e dini që është hetuar? Kur thoni, që s’ka referim, unë them kam ardhur unë të hetoni, e dini këtë?
Tahiri: Kam ardhur unë, pas deklaratave publike të shtatorit 2015, kam kërkuar hetim te ju dhe ju regjistruad procedim dhe mbyllët hetimin dhe dhatë edhe një vendim.
Prokurori: Po flasim për referime për një aktivitet kriminal të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, unë thashë dhe e përsëris prapë në dijeni time nga regjistrat nuk ka material nga policia e shtetit, nga drejtoritë e policisë për personat konkrete.
Tahiri: Skandalet politike m’i lini mua jam më i zoti, Krimet e Rënda kanë hetuar për makinën time dhe përfshirjen e makinës nga Habilajt, keni dijeni apo jo?
Prokurori: Në në një numër procedimesh që thua ti…
Tahiri: Jam ju, nuk jam ti e para e punës!
Prokurori: Tani kemi shumë kohë këtu dhe na shpëton diçka.
JOQ.al