Connect with us

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit: T’i hiqet imuniteti

Video

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit: T’i hiqet imuniteti

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit: T'i hiqet imunitetiF. Tenolli

Lajme

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, për hetim të tij.

Urdhër-arresti për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është përgatitur nga Prokuroria.

Tahiri është në hetim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Krimet e Rënda kanë nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm sëbashku me autoritetet italiane.

Hetimi i Prokurorisë vijon si "korrupsion të zyrtarëve të lartë".

KËRKESA E PROKURORISË:

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top