Video
Pronari i “Spitalit Amerikan” është George Soros, e bleu me kredi
Pronari i "Spitalit Amerikan" është George Soros, e bleu me krediS. Bardhi
Lajme
Një prej spitaleve private më të favorizuara në vitet e fundit, Spitali Amerikan, rezulton se është pronësi e dy kompanive amerikane të kontrolluara nga financieri George Soros.
Të dhënat janë një ‘sekret i hapur’, pasi disa institucione shtetërore amerikane e konfirmojnë një fakt të tillë, por dhe vetë spitali amerikan e konfirmon.
Spitali Amerikan e nisi aktivitetin e tij në vitin 2006, ku fillimisht investitor ishte një grup biznesi turk.
Pronësia e spitalit ka ndryshuar në mënyrë domethënëse dy vite më vonë, në vitin 2008.
Sipas një hulumtimi të "Hashtag.al", rezulton se në vitin 2008 pronësinë mbi këtë spital e ka marrë kompania amerikane “Bedminster Capital Management LLC”.
Kompania blerëse rezulton në pronësi të mogulit Soros.
Menjëherë pasi u krye transaksioni, në bordin drejtues të Spitalit Amerikan u emërua një përfaqësues i rëndësishëm, ai quhet Ronald O.Drake.
O. Drake është dhe kryetar i bordit të kompanisë ‘Bedminster Capital Management LLC’ por njëkohësisht punonte dhe si drejtor i investimeve strategjike për kompaninë ‘Soros Fund Management LLC’. Të dyja kompanitë në pronësi të George Soros.
Sipas të dhënave publike rezulton se Soros nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga lekët e veta.
Soros ka përfituar nga një agjenci shtetërore amerikane e quajtur ‘OPIC’. Kjo agjenci jep kredi të buta për biznese amerikane.
Kompania e Soros ka marrë në vitin 2008 rreth 200 milionë dollarë kredi të butë nga OPIC, dhe 37.6 milionë i ka përdorur për të privatizuar Spitalin Amerikan.
Pasi pronësia e Spitalit Amerikan ka kaluar në duart e Soros, spitali është zgjeruar me disa investime dhe filiale të reja në rajon.
Në vitin 2013 në Shqipëri Edi Rama fitoi zgjedhjet dhe u shpall kryeministër. Një ndër veprimet e para të Edi Ramës, ishte hartimi i një plani ekonomik reformues në bashkëpunim me profesorin e Harvardit Ricardo Hausmann dhe Fondacionin Soros.
Një ndër objektivat e këtij plani ishte ‘reformimi’ i sektorit shëndetësor shqiptar duke copëzuar disa shërbime me koncension.
JOQ.al