Video
Prova sekrete që nxori bllof prokurorinë, prapë tym në ajër
Prova sekrete që nxori bllof prokurorinë, prapë tym në ajërA. Shehaj
Lajme
Në nisje të mbledhjes së sotme për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, prokurori Besim Hajdarmataj, kërkoi të paraqiste prova të reja që kishte marrë nga autoritetet italiane dhe t'ia tregonte këto prova në mënyrë konfidenciale anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.
Mirëpo, cila ishte prova që la Tahirin jashtë mbledhjes dhe duhej mbajtur sekrete? Sipas Newsbomb, kjo provë e rëndësishme e bëri edhe më shumë prokurorinë që të dalë bllof.
Gjithçka që duhej mbajtur sekret ishte dëshmia e një polici, i cili ka thënë se kur është ulur në një tavolinë të përbashkët me një nga Habilajt, ai i ka thënë se është kushëri i Tahirit dhe se punon me të në trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.
Pra, me pak fjalë, prapë bëhet fjalë për fjalë në ajër dhe për asnjë provë konkrete.
Ndërkaq, avokati mbrojtës i Tahirit, Artan Hajdari është shprehur gjatë procesit të mbrojtjes se sipas tij, s’mund të vihet me kërkesë për arrest pa qenë i bindur që ka prova.
Ai tha:
Prova e përdorimit të makinës sipas tij është tym në ajër. Të nxjerrin një indicje të vetme, një telefonatë të vetme, një detaj të vetëm".
JOQ.al