Connect with us

PS hap kartat për Zaganin: E mbyllim këtu këtë debat Lulëzim

Video

PS hap kartat për Zaganin: E mbyllim këtu këtë debat Lulëzim

PS hap kartat për Zaganin: E mbyllim këtu këtë debat LulëzimA. Shehaj

Lajme

Ish-Shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani, ka shkaktuar dhe vijon të shkaktojë furtunë mediatike e politike me deklaratat e tij në lidhje me çështjen "Tahiri" dhe implikimin e ish-ministrit në çështjen "Habilaj".

Partia Demokratike bazohet në deklaratat e Zaganit për akuzat ndaj Tahirit, ndërsa Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme ka publikuar vendimin gjyqësor të Gjykatës së Vlorës për çështjen "Zagani", e ndër të tjera fton Lulzim Bashën të heqë dorë nga "heroi i tyre mediatik".

Balla shkruan:

E ftoj miqësisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të heqë dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani.

Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me Vendim të formës së prerë “Në emër të Republikës” me 3 vite burgim.

Shikojeni vendimin!

Nuk pres që Lulzimi Basha dhe as PD të kërkojë ndjesë. Sepse siç thashë në mëngjes, të gënjejë është e vetmja punë që Lulzim Basha di të bëjë më mirë.

Por të betohesh për drejtësi mbi fjalët e një personi të arrestuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit dhe më pas i dënuar nga Gjykata për largim nga vendi i qëndrimit të detyruar, kjo nuk është vetëm qesharake, por është shembulli më i qartë ku ka degraduar “vizioni” i PD për drejtësinë”.

E mbyllim këtu këtë debat, Lulëzim!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top