Connect with us

PS publikoi fletën e arrestimit të Zaganit, deputeti i PD: Rama bëri autogol, deputeti i tij konfirmoi gënjeshtrën

Video

PS publikoi fletën e arrestimit të Zaganit, deputeti i PD: Rama bëri autogol, deputeti i tij konfirmoi gënjeshtrën

PS publikoi fletën e arrestimit të Zaganit, deputeti i PD: Rama bëri autogol, deputeti i tij konfirmoi gënjeshtrënF. Tenolli

Lajme

Historia e ish-shefit të antimafias Dritan Zagani vazhdon të sjellë deklarata të forta nga deputet e PS dhe PD.

Taulant Balla publikoi rreth një orë më parë vendimin e arrestimit të Zaganit dhe i bëri thirrje të Partisë Demokratike ta mbyllnin këtu këtë çështje.

Ai e quajti kreun e PD, Lulzim Bashën gënjeshtar pasi sipas tij, Zagani nuk ishte dënuar ndonjëherë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste publikoi në profilin e tij vendimin e arrestimit me 3 vite burg të oficerit që fundosi Saimri Tahirin.

Menjëherë pas publikimit të Ballës ka reaguar deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një status në “Facebook” duke e quajtur këtë “Autogol të Ramës”.

Statusi i plotë i Alibeajt në “Facebook”:

AUTOGOLI I RAMËS: BALLA KONFIRMON ZYRTARISHT GENJESHTRËN PËR ZAGANIN

Para dy ditësh Rama gënjeu drejtpërdrejt miliona shqiptarë, kur për të mbrojtur Tahirin dhe Habilajt, sulmoi përsëri Dritan Zaganin si “të dënuar nga Krimet e Rënda”. Sot për të dytën herë rradhazi Balla konfirmoi zyrtarisht gënjeshtrën e Ramës:

Vendimi është i gjykatës së Vlorës, dhe jo i Krimeve të Rënda, sic tha Rama.

2. Është për largim nga vendi, jo për shpërdorim të detyrës.

Pasi Zagani zbuloi dhe denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, Saimir Tahiri dërgoi oficerët e shërbimit të kontrollit të brendshëm të Ministrisë së tij dhe e arrestoi në mes të natës.

Po këta vartës të Tahirit e paditën Dritan Zagarin në prokuroirnë e krimeve të rënda. Por akuzat e tyre ishin kaq të pabaza sa Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e mori përsipër hetimin dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Vlorës vetëm për shpërdorim detyre.

Dritan Zagani u largua nga Shqipëria sepse zbuloi se krimi dhe qeveria ishin bërë një. Zagani e kuptoi para të gjithëve se Tahiri dhe Rama ishin në shërbim të krimit dhe të vetmit oficerë policie që ata toleronin ishin ata që ngarkonin thasët e drogës dhe fiknin radarët. Zagani iku sepse e kuptoi se jeta e tij dhe e familjes së tij ishin të rrezikuara. Zvicra i dha azil politik.

Siç janë detyruar ta pranojnë vetë, dhe sic faktojnë përgjimet e Antimafias, për katër vite krerët e policisë kanë bashkëpunuar me trafikantët. Por në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar, arrestuar dhe sulmuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin. Kjo tregon më thjeshtë se gjithcka se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Pas gjithë këtij persekutimi, dëshpërimi dhe paniku i Edi Ramës tani ka arritur në nivele të tilla sa kërkon mbrojtje prej Taulant Ballës. Që ky i fundit e nxorri Ramën bllof dhe zyrtarisht gënjeshtar, është sa shenjë e trashjes së tij, aq edhe triumf i Dritan Zaganit dhe të vërtetës mbi Edi Ramën.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top